Ndahet nga jeta këngëtari i njohur vlonjat Flamur Haxhiaj, i cili që në rini ia kushtoi pasionin e tij këngës, fillimisht me lëvizjen amatore dhe më pas si debutues profesionist në estradën e Vlorës.

Pas viteve ‘90 u largua nga Shqipëria, fillimisht në Greqi dhe më pas në Boston, USA, ku edhe jetonte aktualisht, i pashkëputur nga pasioni i tij për muzikën, këngën dhe artin.

Lajmin për largimin nga jeta të Haxhiajt e kanë bërë me dije mediat lokale të këtij qyteti.