Poeti Agim Bajrami sjell vëllimin e ri poetik "Vonë" në 60 vjetorin e lindjes (VIDEO)

04/08/2019 - 22:30

Poeti Agim Bajrami ka sjellë për lexuesin vëllimin e ri poetik "Vonë". Prezantimi i librit është bërë në një festë të organizuar me rastin e 60 vjetorit të lindjes. Intelektualë, miq të librit, të afërm kanë qenë të pranishëm në këtë ditë të veçantë për poetin.

Vëllimi "Vonë" është një përmbledhje poezish, ku mbizotërojnë temat sociale. Shqetësimet, problemet dhe dilemat, që përjeton vendi gjejnë pasqyrim në të gjithë krijimtarinë e tij. Agim Bajrami është fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vëllimet e tij të mëparshme si: "Arratisje pulëbardhe", "Ditarët e mjegullës", "Pëshpërimë", "Ylber pa lamtumirë" janë shumë të dashura për lexuesin. Poeti, që nuk dëshiron ta krahasojnë me të tjerët tregon se adhuron Ezra Paund, pa mohuar vlerat e kolosëve të letërsisë shqipe.

Ai është në kërkim të vazhdueshëm, të së bukurës dhe ndjenjës për ta pasqyruar në vargje. Lirika mbetet e preferuara e tij. Në këdo ditë të nxehta vere, vëllimi poetik "Vonë" është një fllad freskie në duart e lexuesit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori Pëllumb Kulla rrëfen në emisionin “Kjo Javë”, në News24, takimin me ish-diktatorin Enver Hoxha, teksa familja e tij ishte e per

Teatri Kombëtar ka kujtuar sot 73-vjetorin e aktorit të madh Roland Trebicka, shtatë vite pas ndarjes nga jeta më 6 mars 2013, pas një së

Piktori Arben Kristani ka hapur këto ditë në Durrës ekspozitën e tij të tretë brenda pak vitesh në qytetin bregdetar.

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të famshëm Xhevdet Ferri, ka reaguar edhe teatri i Durrësit "Aleksandër Moisiu".

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur shqiptar, Fehmi Hoshafi.

Një mision i ekspertëve italianë do të vijë në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimin e trashëgimisë kulturore nga tërmeti i fortë i 26 nënto

“Ka një botë të vogël që është skena dhe një skenë të madhe që është bota”! Sot teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu” feston 67

Ka kaluar pak kohë nga Festivali i RTSH-së, megjithatë polemikat vazhdojnë ende.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.