Shuhet ikona e Estradës së Fierit, aktori Fuat Boçi

21/07/2020 - 08:40

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Aktori i qindra roleve ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier. Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një ndër aktorët themelues të Estradës së Fierit, më 1957-n. Në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”.

Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse në teatrin e kukullave të qytetit.

U bë thuajse proverbial me ‘Belulin’ te monologu “A doni më për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut te skeçi, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e “Zenelit” te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, dajos te “shi në plazh”, Sotiri te komedia “Një budalla e gjysmë” etj.

Fuat Boçi mbante titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.