Ka startuar në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” festivali i 4-ët i instrumentistëve midis shkollave 9-vjeçare te rrethit Durrës, i organizuar nga sektori i veprimtarive masive të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.   

Në këtë festival marrin pjesë 15 shkolla me 160 instrumentistë që luajnë në piano, kitarë, violinë, çifteli, fizarmonikë, organo, flaut, fyell, klarinetë, bateri dhe harmonikë.

Juria në përbërje të së cilës janë një grup specialistësh ndjekin dhe vleresojnë instrumentistët më te mire, të cilët do te kalojnë në fazën finale që do të zhvillohet me datë 25 prill 2018, ora 17:00, në odeonin “Nikolin Xhoja”.

Juria perbehet nga: Besmir Veshti, piano. Beseta Hushi, violin, Ledia Nuri, flaut, Edi Tereziu, kitarë dhe Andi Bajraktari, kitarë.

Festivali startoi sot, ndërsa do të përmbyllet në datë 25 Prill.

Ky është i vetmi festival zyrtar për instrumentistë për ciklin 9-vjeçar, që zhvillohet në qytetin e Durrësit me nxënës, të cilët nuk janë frekuentues të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”.

K.H.