16 maj 2015 – Presidenti i Maqedonisë Gjorgj Ivanov, ka nisur një letër te presidentët e shteteve anëtare të OKB-së, me anë të së cilës, fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, ia hedh Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë në Maqedoni.
Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, Ivanovi nëpërmjet kësaj letre, po nis një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin fqinj se nuk ka ndërmarrë masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë.
Në letër, shpjegohet sipas Ivanovit se njerëzit që kanë ndërmarrë aksionin në Maqedoni kanë qenë të lidhur ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës.
/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/