Austri, 12 qershor 2014 – Një gjest të jashtzakonshëm ka bërë sot një shqiptar nga Kumanova, i cili jeton dhe vepron në Graz, të Austrisë, njofton Drini.mk.
Florim Abazi nga qyteti i Kumanovës, ka gjetur një portofol ku kishte para në vlerë prej 12 mijë eurosh dhe disa kartela bankare. Florimi sapo ka gjetur portofolin ka lajmëruar policinë austrike, të cilës ia ka dorëzuar portofolin e biznesmenit austriak. Policia austriake e habitur nga gjesti madhështor i shqiptarit, e ka falenderuar atë, ndërsa më pas ka vijuar procedurën për të kontaktuar pronarin e portofolit.
Një nga familjarët e z.Abazi thekson për Drini.mk, se kjo nuk është hera e parë që Florimi ka bërë një gjest të tillë.





