Itali, 25 korrik 2014 – Karabinierët e qytezës së Peskiera e Gardës (Peschiera di Garda), në provincën e Vinçencës prangosën një bandë italo-shqiptaro-rumune, që merrej me shpërndarjen e drogës në tërë zonën.
Ndër pesë të arrestuarit ishte edhe shqiptari Alfred Kumbulla, 22 vjeç. Bashkë me të u prangosën edhe 3 italianë dhe një rumun.
Anëtarëve e bandës, që merrej me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike si kokainë dhe heroinë, iu sekuestruan sasi droge dhe peshore preçizioni. Për të gjithë të arrestuarit u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





