Humbja 6-1 në Norvegji ka bërë që te Roma të nisë një revolucion i ri.Trajneri Zhoze Murinjo i ka shpeshtuar daljet e tij këto ditë duke akuzuar drejtpërdrejtë lojtarët si fajtorë të humbjes shokuese. Siç dihet, Murinjo nuk preferon të luajë me lojtarë të ri dhe viktime e revolucionit që pritet të marrë portugezi është dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.
Ky i fundit ishte titullar ndaj Bodo/Glimt, por tani rrezikon tribunën së bashku me Majoral dhe Diavara. Kjo është një mënyrë presioni e Murinjos ndaj klubit për të bërë blerje, duke ulur në tribunë lojtarët e rinj që janë marrë për të ardhmen e klubit.





