Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë në La Liga me fanellën e Espanyol, në fitoren 2-1 kundër Mallorca.
Në minutën e 18-të Kumbulla zhbllokoi ndeshjen duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Pas një harkimi nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi gjuajti me kokë duke tundur rrjetën dhe kjo pjesë u mbyll 1-0.
Në fillim të pjesës së dytë Espanyol, dyfishoi shifrat me Jofre, ndërsa pak para fundit miqtë ngushtuan rezultatin në 1-2 me Raillo.
Me këtë fitore Espanyol, ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 12-të.