Barcelona prej më shumë se një viti është në kontratë me “Spotify” si sponsor kryesor i katalanasve në fanellë. Në këtë kontratë shkruhet se të paktën dy herë në sezon, fanella e Barcelonës duhet të ketë të paktën logon e një artisti ose grupi muzikor.

Duket se këtë gjë katalanasit kanë zgjedhur që ta bëjnë në “klasiket” që luan me Realin e Madridit, ku sezonin e shkuar kishin logot e Drake dhe Rosalia.

Kësaj radhe duket se Barça do të vijë me stilin “old school”, pasi siç raportojnë mediat, në fanellën e katalanasve për “Klasiken” e radhës do të jetë logoja e grupit të famshëm të rrokut, The Rolling Stones.