Dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë dhe me pankarta në duar janë rreshtuar përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Me pankarta në duar, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që ka shkuar deri në 237 lekë për litër e të produkteve të tjera bazë.
Në protestat e mëparshme protestuesit kërkuan heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik duke i lënë kryeministrit Edi Rama afat.