MOSKË, 6 tetor 2013 – Agjencia telegrafike ITAR-TASS (shih faksimilen) e presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin njoftonte para disa ditësh se “kostoja e saktë e bashkëpunimit të ardhshëm të qeverisë së re shqiptare me ish-kryeministrin britanik Toni Bler (Tony Blair) nuk është bërë publike, megjithatë, siç njoftojnë mediet vendase, mund të shkojë në disa milionë sterlina (toçnaja stoimost… kak soobshçili mestnije SMI, reç mozhet pojti o neskolkih millionah funtah)”. Këto “medie vendase (mestnije SMI)” janë RD-ja dhe 55-a. Bie në sy fakti që disa herë ish-çlirimtari i Kosovës ka deklaruar se konsulenca do të jetë falas nga donatorë ndërkombëtarë, RD-ja, organi partiak i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha ka vazhduar ta sulmojë Blerin. Madje është nxjerrë në fushatën anti-Bler dhe ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, kryetar i PD-së për Tiranën, që ka studiuar në Lindjen e Mesme (Qipro). Toni Bler është i dërguar i posaçëm i BE-së për Lindjen e Mesme. Beogradi urren Blerin dhe ish-presidentin amerikan Klinton për çlirimin e Kosovës. Ndërkohë, që nga viti 2010, janë vendosur marrëdhënie ndërpartiake partiake midis PD-së dhe “Rusisë së Bashkuar” (shih logot).
Info
Më 22-23 nëntor 2010 bëri një vizitë zyrtare në Federatën Ruse një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Jozefinë Topalli. Këtë vizitë të ish-spikeres së parlamentit, nënkryetare e PDSH-së “arinjtë” e reklamuan si veprimtari partiake në organin zyrtar “Rusia e Bashkuar”. Logoja e “Rusisë së Bashkuar” ka një ari në ngjyrë bardhe e blu dhe mbi të flamuri kombëtar. Anëtarët e “Rusisë së Bashkuar” e quajnë veten dhe “arinj”. Në komentin e gazetës ER [inicialet për “Edinaja Rossija” – “Rusia e Bashkuar”, partia e Putinit] të 22 nëntorit, përfaqësuesja e kësaj partie dhe njëkohësisht nënkryetare e Dumës Shtetërore Nadezhda Gerasimova tha mes të tjerave: “Vitet e fundit kontaktet parlamentare ruse-shqiptare janë karakterizuar nga njëfarë ndërprerjeje relative. Por pas adaptimit të një konceptimi të ri të politikës së jashtme nga ana e qeverisë Berisha dhe vizitës më 6-9 qershor 2010 të delegacionit të komisionit për punët e jashtme të parlamentit të Shqipërisë të kryesuar nga kryetari i komisionit [Fatos] Beja pala shqiptare filloi të demonstrojë interes në rritje për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm me Rusinë, ndër të tjera dhe në sferën parlamentare”. Ka ngjallur shqetësim në strukturat e NATO-s pohimi në dhjetor 2009 dhe shkurt 2010 i ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka: “një nga drejtimet e bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe me Federatën Ruse, përfshin kooperimin e shërbimeve inteligjente, shkëmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete”. Kurse Vladislav Kurbackij, ish-sekretar i tretë në ambasadën ruse në Tiranë, punonjës në MPJ e Rusisë shkruante në janar 2013: “Shikimi i lidershipit shqiptar është hedhur në lindje, drejt “miqve të vjetër” – Kinës dhe Rusisë”. Kurse Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kur ishte ministër i Brendshëm, ka nënshkruar, më 26 gusht 2011, me gjeneralin rus Viktor Ivanov, shefin e Antidrogës, një marrëveshje për gjoja luftën kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve të tyre (shih foton). Kjo marrëveshje bën pjesë në strategjinë e Moskës dhe Beogradit për krijimin e Kuintetit (Pesëshe) Rusi-Serbi-Mali i Zi-Maqedoni-Shqipëri kundër Kosovës. Ivanov, ka qenë anëtar i stafit presidencial të Putinit, hero i Afganistanit, oficer i shërbimit sekret sovjetik-rus KGB-FSB. Që nga viti 2008 anëtar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse. Gjeneralin e Moskës e priti në një takim të posaçëm dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





