Pas francës dhe Anglisë, protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm kanë shpërthyer edhe në Itali e Greqi.

Lëvizja protestuese në Itali nisi në rrjetet sociale dhe u shtri në 80 qytete të vendit.

Jemi delet e zeza që e kuptpojnë situatën e rëndë të skllavërisë mediatike së cilës po i nënshtrohemi. Një sistem me rregulla antikushtetuese që e privojnë jetën nga lëvizjet, me orare policore, maska e gjithë këto tallje të tjera që po a shkatërrojnë dinjitetin njerëzor. Të bashkohemi të gjithë. Nuk jemi qytetarë të serisë B. Mjaft diktaturës.”– janë këto fjalët që nxitën protestën në disa grupe në rrjetet sociale.

Ndërsa në Greqi, mijëra qytetarë me pankarta në duar kanë dalë sot në sheshin Omonia në Athinë, kundër qeverisë dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Protestuesit marshuan drejt parlamentit, duke bërë thirrje për heqjen e ligjit që i detyon disa kategori të marrin vaksinën kundër Covid-19.