Kundërshtarët e Bashës, disa ndër të cilët janë përjashtuar nga lista e deputetëve, kanë zhvilluar një takim së bashku në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Majlinda Bregun, Astrit Patozin, Arben Imamin dhe Jozefina Topallin.

Vetëm pak minuta pasi Topalli dhe Imami dolën publikisht duke kërkuar shkarkimin e Bashës, ata janë bërë të gjithë bashkë në kafen e hotel “Karlsberg” në qendër të Tiranës, pas Presidencës.

“Opinion.al” që publikoi dhe fotot, raporton se tavolinës së tyre i janë bashkëngjitur më pas dhe Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.