Kampioni i njohur në artet e përziera marciale, Ilir Latifi ka bërë një veprim shumë interesant para ndeshjes së djeshme. Takimi i tyre ka qenë shumë miqësor. 

Në momentin kur po mateshin dy rivalët, O’Connell i dhuroi lule Latifit në shenjë respekti dhe të gjithë filluan të qeshnin. Por edhe shqiptari kishte një dhuratë për të, pasi i ofroi atij disa bombone duke bërë që të gjithë të pranishmit në sallë të shpërthenin në të qeshura.

Kujtojmë që Ilir Latifit i kanë mjaftuar 30 sekonda për të fituar ndeshjen e luajtur në kuadër të “UFC Fight Night 81”, ose në sportin që njihet ndryshe si artet e kombinuara marciale. Ai ka lëshuar një të djathtë të hidhur për rivalin, që e ka plasur në tokë, duke mos e vijuar më ndeshjen.