Kundërshtoi punonjësit e Policisë që ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit ndërmjet tij dhe një shtetasi tjetër, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Gjepale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tij dhe shtetasit T. M. Pas venies në pranga, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 33-vjeçarit, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.