Kundërshtimi i inspektorëve të taksave dhe efektivëve të policisë bashkiake të Durrësit ka rënduar edhe më shumë pozitën e një 54-vjeçari, banues në Durrës.

Një ditë më parë, shtetasi J.H, në lagjen nr.17, ai ka kundërshtuar veprimet e ndërmarra nga inspektorët e taksave dhe policisë bashkiake.

Të ndodhur në këto kushte, inpektorët kanë njoftuar policinë e Durrësit që menjëherë kanë nisur veprimet proceduriale ndaj 54-vjeçarit.

Shtetasi J.H. po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërkohë që çështja në ngarkim të tij u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.