Kundërshtoi efektivët e policisë duke i penguar për të kontrolluar mjetin e tij, në cilin fshihte armë të ftohta, arrestohet 57-vjeçari nga Durrësi.

Policia e Durrësit njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin:

D. A., 57 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

Ai akuzohet se ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të automjetit të tij, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan një shkop metalik dhe një shkop gome.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.