Një 33-vjeçar që ishte shpallur në kërkim pasi kundërshtoi policët është arrestuar në Vlorë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 33-vjeçari B.A masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.