Gjykata e Durrësit pritet të marrë nesër në shqyrtim ankimimin e bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.
Dritan Gina nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës së Tiranës për mosfillim të çështjes penale për kryeprokuroren Arta Marku dhe e ka ankimuar këtë vendim në prokurorinë e Durrësit.
Nesër, në orën 13.15, gjykata e shkallës së parë në Durrës pritet të nisë shqyrtimin e kërkesës ankimore të prokurorit Dritan Gina bënë me dije burimet zyrtare të gjykatës së Durrësit.





