Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme në një lokal në Sarandë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Nga burimet zyrtare ë pranga kanë rënë I. D., 18 vjeç, banues në Himarë dhe Dh. Ç., 58 vjeç, banues në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

D., 18 vjeç, banues në Himarë.

Dh. Ç., 58 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi më datë 24.07.2019, në një lokal të lagjes nr.1 Sarandë, kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë ose rendit publik" dhe "Goditja për shkak të detyrës".