Tre abonentë janë proceduar penalisht, pasi kanë kundërshtuar me forcë vendosjen e matësve elektrikë. Sipas njoftimit të OSHEE, abonentë të ndryshëm në mbarë vendin pengojnë punonjësit për vendosjen e aparateve. Ndërkohë, po mbahen shënimet përkatëse në procesverbal për abonentët që nuk pranojnë matësit e energjisë.

“Parashikohen sanksione me ndërprerje të energjisë. Në disa raste na është dashur bashkëpunimi me policinë. Sot u proceduan 3 abonentë në “Ish-fushën e aviacionit”. Sadik V. kërcënoi me armë punonjësin e OSHEE”, thuhet në njoftimin e OSHEE.