Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: 

“R.L., 28 vjeç dhe A.L., 30 vjeç (vëllezër), pasi në lagjen nr.7, Durrës, për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës për shoqërimin e tyre.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme