Një konflikt në familje ka ndodhur pak minuta më parë, pranë banesave sociale në lagjen nr. 17 në Durrës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti ka nisur mes kunetërve dhe dhëndrit të familjes, por deri tani nuk dihet motivi apo detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, siç duket dhe nga pamjet që publikon “DurrësLajm“, një prej të përfshirëve në konflikt, është shoqëruar nga efektivët e policië në komisariat

Priten të zbardhen detaje të tjera në orët në vazhdim.