• Kungulli thuhet se e ka prejardhjen nga Amerika e Veriut. Përveçse është dekorativ, kungulli gjithashtu mund të konsiderohet një nga produktet kryesore ushqimore natyrore i cili është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale dhe ka shije të shkëlqyeshme.

21 shkurt 2015 –  Kungulli është burim i shkëlqyeshëm i beta karotenit, luteinës dhe zeaksantinës. Këto janë antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme të syve.

Kungulli përmban sasi shumë të vogël të kalorive por që është burim i madh i vitaminave A dhe C dhe për shkak të këtyre vlerave ushqyese, rekomandohet për dieta më shumë se orizi dhe perimet tjera.

Vitaminat C dhe E ndodhen në gjithashtu në kungull. Vitamina C është e njohur për forcimin e sistemit imunitar, por edhe promovon shëndetin kardiovaskular. Së bashku me carotenoids, në kungull gjendet edhe vitamina E që promovon lëkurë të shëndetshme duke mbrojtur trupin nga dëmtimi nga dielli.

Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë. Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale si: kalium, magnez dhe vitaminë B5.. Edhe farat e kungullit janë organike dhe ushqyese për trupin.