Kupa e Amerikës do të reformohet duke pranuar në këtë kompeticion edhe skuadra të kontinenteve të tjera. Në 2019-ën, ky turne do të ftojë dhe kombëtaret e mëdha të Europës si: Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja për t'i pasur në këtë kompeticion së bashku me ndonjë kombëtare nga Azia dhe Smerika Qendrore.
Kupa e Amerikës 2019 është planifikuar që të luhet në Brazil dhe do të marrin pjesë 16 skuadra, 10 prej të cilave do të jenë përfaqësuese amerikano-jugore.Ky kompeticion do të zhvillohet një herë në katër vite.