Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.Në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.

Vazo 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.