1 tetor 2015 – Teuta ka arritur të fitojë me lehtësi ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë, që është luajtur kundër Adës. Ekipi i Maganit, ka arritur të shënojë gjashtë gola, dy prej të cilëve kanë mbajtur firmën e Hysenit dhe të tjerët janë shënuar nga Mihani, Myrtezani, Ferraj dhe Lamcja.

Me këtë fitore, rezultati i përgjitshëm shkon në 11-2 për ekipin e Teutës që siguroi kualifikimin në turin tjetër të këtij kompeticioni. Pas ndeshjes tranjeri peqinas i Teutës Gugash Magani u shpreh që ishte një ndeshje ku u dha mundësinë lojtarëvë të rinj pasi kualifikimi ishte siguruar që në ndeshjen e parë.

Tashmë Teuta do të përballet në turin tjetër me ekipin e Kamzës. Ndeshjet e turit të dytë të Kupës, do të vazhdojnë me sistem eliminimi, me dy takime. Ndeshjet e para, ato të vajtjes, do të luhen më 21 tetor, ndërsa e ndeshjet e dyta, ato të kthimit, do të zhvillohen më 4 nëntor.

/portali DurresLajm/