15shtator 2015 – Nesër, më 16 shtator, me ndeshjet e vajtjes, starton zyrtarisht turi i parë i Kupës së Shqipërisë, në edicionin e 64-t të saj. Ndërkohë është luajtur, më 6 shtator, ndeshja e pare Tomori-Skënderbeu (0-3), për shkak të impenjimeve ndërkombëtare të kampionëve të Korçës, të cilët të enjten, do të përballen në “Elbasan Arena” me turqit e Beshiktashit për Europa League. 32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë veprimtari, janë të ndara në dy grupe mbi bazën e renditjeve të sezonit të kaluar. Ato, sipas një skeme të përcaktuar, do të luajnë brenda grupeve deri në fazën gjysmëfinale, duke zhvilluar nga dy ndeshje me sistem eliminimi.

Në fazën gjysmëfinale shorti do të jetë i lirë. Nuk pritet ndonjë surprizë në këto ndeshje të turit të parë, të cilat do të ruajnë ritmin e tyre formal, si për shkak të mungesës së kulturës, por edhe interesave të pakta sportive të skuadrave inferiore. Kësisoj, mendohet që skuadrat e Superiores, do të kenë një rast të mirë për të zhvilluar ndeshje testuese, ku edhe pas ndonjë hapi fals, do të kenë mundësinë për të rikuperuar në ndeshjet e kthimit. Ja dhe kalendari i ndeshjeve të nesërme:

Grupi A

Tomori-Skënderbeu           0-3

(Golat: Olajinka 64’, Dema 68’, 79’)

Korabi – Partizani

Besa – Laçi

Pogradeci – Vllaznia

Shkumbini – Apolonia

Dinamo – Bylis

Luftëtari – Lushnja

Sopoti – Butrinti

Grupi B

Naftëtari – Kukësi

Erzeni – Tirana

Turbina – Flamurtari

Ada – Teuta

Kamza – Elbasani

Burreli – Tërbuni

Kastrioti – Besëlidhja

Ilirua – Mamurrasi

Ndeshjet e kthimit të turit të parë do të zhvillohen më 30 shtator.