Sektori i garave në institucionin e futbollit shqiptar ka shtyrë ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të kalendarit të ngjeshur ka vendosur të shtyjë ndeshjet e para e raundit të 2-të të Kupës së Shqipërisë që ishin në program këtë të mërkurë.
FSHF, ka gjetur një datë të lirë në kalendar dhe këto sfida do të luhen në datën 29 nëntor . Ndeshjet e kthimit të këtij raundi ndërkohë do të luhen në 13 dhjetor.
Në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë spikat dueli Tirana-Vllaznia me bardheblutë që do të kenë përballë ekipin që u dha goditjen e fundit drejt rënies nga kategoria.





