Ata janë një ndër familjet më të njohura dhe më të përfolura në showbizz dhe arrijnë të jenë në qendër të vëmendjes me gjithçka bëjnë.
Por jo vetëm ata, pasi një vëmendje të veçantë e marrin edhe fëmijët e tyre, një ndër arsyet, janë emrat e zgjedhur për ta.
Ja kuptimet e emrave të fëmijëve të tyre:
Mason ka të njëjtin kuptim në anglisht që Kardashian ka në armenisht – përpunues i gurit. Emri i mesëm i Mason është Dash dhe çuditërisht nuk ka të bëjë me emrin e dyqanit të veshjeve të Kourtney, por është shkurtim i Kardashian dhe është pseudonimi i gjyshit të tij nga mamaja.
Penelope është një emër grek që do të thotë `endës` dhe e ka prejardhjen nga `Odiseja`. Por Kourtney dhe Scott e zgjodhen këtë emër vetëm sepse i’u duk i lezetshëm. Emri i saj i dytë është Scotland dhe ia ka vendosur gjyshja e saj Kris.
North ishte emri që shkaktoi më shumë zhurmë në internet. Kim dhe Kanye kanë deklaruar se ata nuk e kishin menduar fare këtë emër, por ishte Pharrell ai që ua sugjeroi i pari, më pas Anna Wintour i`u tha të njëjtën gjë. Kim dhe Kanye e pëlqyen këtë emër dhe nuk e menduan gjatë.
Reign ishte një emër që Kourtney e ka mbajtur për disa kohë në listën e saj, që kur lindi fëmijën e saj të parë Mason. Kuptimi i emrit është `mbret` dhe ndoshta Scott ka lidhje me vendosjen e emrit pasi ai e thërret veten Lord Disick.
Saint, emri i djalit të parë të Kim dhe Kanye i`u vendos pasi ata gjatë gjithë shtatzënisë së Kim e kanë thirrur `i shenjtë`, sepse Kim pati një shtatzëni të vështirë.
Dream, vajza e Rob dhe Black Chyna, ishte si një ëndërr e bërë realitet për prindërit e saj, të cilët kishin rënë dakord për emrin para se të lindte. Emri i dytë i Dream është Renee si e ëma, që do të thotë `e rilindur’.
Chicago, emri i fëmijës më të vogël të Kim dhe Kanye ishte po ashtu shumë i komentuar. Chicago është vendi ku Kanye u rrit dhe e përmend shpesh në tekstet e tij, por çifti ende nuk e ka konfirmuar arsyen përse i vendosën këtë emër vajzës së tyre.
Stormi, më e vogla e familjes, erdhi në jetë pak ditë më parë, pasi Kylie e kishte mbajtur të fshehtë nga media shtatzëninë e saj. Ajo ende nuk ka dhënë një shpjegim për emrin Stormi, megjithëse mendimet dhe aludimet kanë qenë të shumta, shkruan In.TV.













