Tammy Abraham pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror, megjithatë ai do të mbetet në Serie A.Sulmuesi italian sezonin e kaluar qëndroi thuajse një vit jashtë fushave shkaku i një lëndimi, derisa te Roma nuk llogaritin në të për sezonin e ri. Milani është rikthyer sërish në skenë për transferimin e lojtarit pasi ai pëlqehet shumë në San Siro. Abraham është entuziast për mundësinë e të luajturit në një klub historik dhe përkrah tre miqve të mëdhenj si Loftus-Cheek, Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic.
Roma synon të fitojë 30-35 milionë euro nga shitja e yllit anglez, megjithatë Milani po kërkon që të përfshijë ndonjë futbollist në marrëveshje në mënyrë që mos të paguaj shumë. Propozimi i parë i Milanit për Romën përfshinte kartonin e Luka Jovic plus një shumë të parave, por Roma nuk ka treguar fare interesim për sulmuesin serb. Negociatat do të vazhdojnë në kërkim të marrëveshjes së duhur: Geoffrey Moncada ka identifikuar zgjidhjen e duhur te Alexis Saelemaekers, por është gjithashtu gati të flasë për Daniel Maldinin dhe Lorenzo Colombo, Roma po shqyrton edhe sulmuesin zviceran NoahOkafor.