Derbi mes Milanit e Interit dhe është një sfidë që nuk e humbet kurrë rëndësinë e vet, përtej faktit se të dy klubet kanë disa vite që nuk janë në elitën e futbollit botëror. Nëse në Itali entuziazmi nuk është ai i kohërave të arta, tifozët shqiptarë mbeten besnikë të mëdhenj, në të mirë e në të keq. Jo më kot, një grup prej rreth 30 personash, tifozët të skuadrës kuqezi, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Tetova, janë nisur për në Milano ditën e premte.
Bëhet fjalë për anëtarët e Milan Club Albania, të cilët e presin si gjithnjë me entuziazëm derbin dhe do të jetë të pranishëm në madhështorin “San Siro”, që do të jetë i tejmbushur të dielën në mbrëmje.