Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditën e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 kundër Çekisë.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvitën edhe Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami që mbërritën të fundit në grumbullim.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. 

Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën. Kombëtarja do të mbyllë të premten përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Atmosfera është e shkëlqyer dhe në kampin kuqezi të gjithë janë optimist se do të marrin rezultat pozitiv kundër çekëve.

Formacioni pritet të jetë ky: Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti (Mihaj), Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi (Muçi); Bajrami, Tuci (Uzuni) Asani.