Katër skuadrat e Grupit F kanë nisur përballejet pasditen e së mërkurës (ora 18:00) në takimet e treta dhe të fundit për fazën e parë.
Hungaria solli lajmin e mirë për kuqezinjtë për pak minuta, kaloi në avantazh 1-0 ndaj Portugalisë, me anë të Zoltan Geras.
Mirëpo, disa minuta më pas, ishte Nani që barazoi shifrat. Por me nisjen e pjesës së dytë, Hungaria kaloi sërish në avantazh me një goditje dënimi nga numri 7, Zhuzak. Festa e hungarezëve dhe shqiptarëve zgjati pak, pasi Ronaldo ktheu baraspeshën.





