Përpara 8 vitesh, kur Afërdita Dreshaj njihej vetëm si e fejuara e Shpat Kasapit, nuk mund të themi që ka qënë periudha më e bukur e saj.

Ajo ishte thjesht një vajzë elegante, me buzë të holla dhe pa asnjë tipar dallies në fytyrën e saj. Në atë periudhë ishte koha e artë e Shpatit, ku të gjithë vajzat çmendeshin pas pamjes së djalit seksi dhe të ëmbël.

Por kush do e mendonte se falë bisturisë dhe trajtimeve të tjera Afërdita do arrinte të ishte një modele e suksesshme dhe mjaft e paraqitshme.

Ajo sot është shëndrruar në një bjonde seksi, me tipare më të theksuara dhe sigurisht në krah ka një person tjetër. Por “Panorama” ka publikuar disa fotografi të vjetra të 8 vjetëve më parë të cilat tregojnë dallimin e theksuar që ka pësuar modelja.