13 janar 2015 – Kitaristi legjendar i bandës së Rock-ut Led Zeppelin, Jimmy Page ndihet i dashuruar më shumë se kurrë me partneren e tij, 46 vjet më të vogël në moshë, Scarlett Sabet. Ai është 71-vjeç dhe tregon se është shumë i lumtur krah aktores 25-vjeçare.
Ata janë fotografuar gjatë fundjavës në disa momente romantike, duke u mbajtur për dore në një nga qendrat tregtare më të famshme të Londrës. Çifti është parë më pas edhe të darkojë së bashku.





