Angli, 12 shtator 2014 –  Disa mund të thonë se bota ka ndryshuar shumë.

Për Gareth Thomas jeta ishte e vështirë derisa ai deklaroi publikisht se është homoseksual.

Dhe ta mendosh që dikur ai ishte kapiteni i Uellsit në regbi, një sport shumë mashkullor.

Por tani ai thotë se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Ai quhet Ian Baum dhe të dy u njohën online.

Ish- ylli i regbisë, që kishte tetë vite i martuar me dashurinë e adoleshencës, Jemma-n, u takua për herë të parë me Baum në vitin 2009.

Ai ishte partneri i parë mashkull i tij dhe pas vetëm një muaj e gjysëm ata nisën bashkëjetesën.

“Është krejt ndryshe nga të gjitha marrëdhëniet e tjera. Tani mund të jem vetvetja. Nuk ka më asnjë pjesë nga unë që gënjen,” thotë 40- vjeçari.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/