Deputetja e Qarkut të fierit, Antoneta Dhima ka takuar sot një prej aktoreve të njohura të spektaklit të humorit shqiptar “Portokalli”.

Bëhet fjalë për aktoren Delinda Zhupa, e cila kujtohet nga të gjithë për rolin e drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj. Në fakt në statusin e saj dedikuar aktores, deputetja ka bërë edhe një lapsus drejtshkrimor për fjalën ‘mbrekullueshme’ e cila në gjuhën letrare shkruhet ‘mrekullueshme’. “Me aktoren e mbrekullueshme të Portokallisë Delinda Zhupa”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste.