Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë pas takimit trepalësh me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Christodoulides ka deklaruar se Franca do të vazhdojë të jetë e pranishme, si një forcë mbrojtëse në Mesdhe, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit.
Nga baza ushtarake “Andreas Papandreu”, Macron theksoi se kur dikush sulmon Qipron po sulmon edhe Evropën.
“Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën”, theksoi Macron, duke thënë se problemi i Qipros është një çështje që shqetëson edhe Parisin.
Ai shprehu solidaritetin e tij me Qipron teksa thkesoi për shkak të sulmeve dhe raketave dërguan sistemin e mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatën.
“Po planifikojmë një forcë thjesht mbrojtëse për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ajo do të shoqërojë anijet cisternë dhe anijet tregtare mallrash”, njoftoi Macron, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për ekonomitë e vendeve dhe ekonominë globale.
Ai shtoi se siguria e të gjithë evropianëve është interesi i tyre i përbashkët.
Presidenti francez tha se prania franceze do të vazhdojë të ekzistojë në Mesdhe, në Detin e Kuq, në Ngushticën e Hormuzit.





