Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përsërit edhe njëherë thirrjen për qytetarët që të përshtaten me normalitetin e ri të krijuar nga koronavirusi.
Në një status në “Facebook”, Manastirliu risjell në kujtesë shtatë këshilla jetike, që duhet të ketë parasysh çdo qytetar, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“COVID19 NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë.
Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja.





