Ndonëse bizneset hapën qepenët në fillim të kësaj jave, baret dhe restorantet vijonë të jenë të mbyllura në vendin tonë dhe ende nuk dihet se kur do të fillojnë punën.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë një shpjegim të thjeshtë, siç shkruan ai, për rrezikun e fazës 2 dhe posaçërisht për pse-në e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund!

“Një shpjegim i thjeshtë për rrezikun e Fazës 2 dhe posaçërisht për psenë e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund! SJELLJA INDIVIDUALE MBETET GARANTI NUMËR 1 I FAZËS 2”, shkruan ai krahas videos.