Capital T ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” me Robert Berishën ku foli për jetën e tij sentimentale si dhe planet e tij për martesë.
Reperi u shpreh se për momentin është “single”, ndërsa përsa i përket martesës, sipas tij nuk është ende koha e duhur për ta marrë atë hap.
“Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”, u shpreh reperi.
Ai foli edhe për artistët të cilët shfrytëzojnë lajmet nga jeta private me qëllim që të ngrihen në karrierë, ndërkohë që tha se vetë nuk e kishte bërë kurrë diçka të tillë.
“Ka shumë artista që i kanë përdo qito sene për me bo bujë me tërheq vëmendje por unë skam qenë prej atyre”, tha ai.