Kreu i PD, Sali Berisha është pzetur në konferencën e sotme nga gazetarët se kur do të nisin protestat opozitare.
Berisha la të kuptohet se do të ketë një protestë përpara muajit Shtator, ndërkohë që sipas tij çdo ditë më shumë se kurrë vetë qytetarët bëjnë thirrje për revolta.
Gjatë ditës së nesërme, Berisha do të ketë një mbledhje me kryetarët e degëve, ku pritet që të ketë diskutime dhe në lidhje me aksionin e mëtejshëm opozitar që do të ndjekë PD.
Sali Berisha:
Unë jam i vonuar, jam shumë i vonuar në artikulimin tim, pasi zemrat e njerëve po zjejnë. Jua kam thënë dhe po ua them, që lëvizjet janë shumë interesante, kërkesa për protestë është universale sot, dhe PD është e vonuar. I kemi grupet, i kemi qytetarët, i kemi të gjithë para nesh, nuk ka asnjë diskutim që do të jemi në lartësinë e detyrimeve tona.





