Një qytetar ka bërë publike në ‘Jetaoshqef’ neglizhencën e mjekëve në spitalin Nënë Tereza. Bëhet fjalë për një burrë të dehur i cili është shtrirë në mes të spitalit në dysheme, në gjendje të fikti.
Pavarësisht kësaj gjendje, askush nga stafi nuk ndërhyn për ti dhënë ndihmën për të cilën ai ka nevojë. Madje vihet re një mjek që ndodhet aty pranë, por as nuk e vret mendjen për të sëmurin, duke qëndruar me kurriz.