SHBA, 15 gusht 2014 – Quhet Brigitte Matzke, 25 vjeç, nga Port Orange Florida. Ditën e hënë u arrestua pasi sulmoi gjyshen e saj 84-vjeçe dhe gjithashtu i vodhi asaj bizhuteri me vlerë 1900 dollarë. Arsyeja e këtij veprimi të vajzës ishte sepse nuk kishte lekë të kalonte natën me të dashurin e saj, 26-vjeçarin Alex Caldwell.
Sipas policisë, vajza është një përdoruese e përhershme e drogave të ndryshme dhe gjithashtu e dënuar disa herë për trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje. Sipas policisë, vajza dhe i dashuri i saj nuk kishin para për të kaluar natën dhe shkuan tek shtëpia luksoze e gjyshes së vajzës duke i kërkuar asaj 80 dollarë. Në momentin që gjyshja ka refuzuar, vajza e ka sulmuar duke e goditur dhe duke i vjedhur asaj bizhuteri me vlerë të madhe.
Në tre vitet e fundit ajo është arrestuar plot 11 herë. Kjo ngjarje po diskutohet në SHBA-s, për mënyrën e transformimit të njeriut nga ana e substancave narkotike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





