Në momentin kur ish-kryeministri Sali Berisha fliste nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin, asnjë ministër nuk ishte i pranishëm.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë me rastin e ceremonisë së presidentit Hashim Thaçi, ndërsa ministrat e tjerë kanë lënë bosh sallën. Disa prej tyre janë parë në ceremoninë e varrimit të dy ushtarëve, të cilët humbën jetën dje gjatë rrëzimit të avionit.
Në një moment më vonë, ka ardhur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i cili u ul në karrigen e tij, dhe nga fundi i fjalës së Berishës erdhën dhe dy ministra të tjerë.





