Të shumtë janë personat të cilët dëshirojnë të jenë si Kim Kardashian. Në fotot e ripunuara nga faqja @instagënjim në IG, është krijohet pak humor. Kjo faqe ka modifikuar liderin e ‘Babastars’ me yllin botëror të showbiz-it Kim Kardashian.

Modifikimi i parë është bërë në kopertinën ikonë kur Kim u zhvesh për revistën ‘Paper’. @instagënjim krahas fytyrës, ka përshtatur dhe titujt e faqes së pare, duke i sjellë rreth tekstit të reperit të famshëm, Getin. 

Fotomontazhi i dytë është krijuar me kopertinën e revistës "VOGUE", kur Kim dhe Kanye pozuan për herë të parë pas dasmës në Paris. Humori këtë herë ka të bëjë me pseudonimin “Geasy” (Xhizi). Këtë radhë duket se Geti ka kopjuar reperin amerikan West, i cili ka nofkën ‘Yeezy”.

Modifikimi i tretë ka të bëj më kopertinën Vanity Fair” kur për herë të parë, njerku i Kim Kardashian, “kaloi ylberin” dhe u bë femër. “Call me Caitlyn” ishte poza e parë si grua e Bruce Jenner, e cila këtë herë është përshtatur me Getoarin që thotë se, lehtësisht mund ta thërrasin Gjiza.