Gjermani 13 maj 2014 – I gjithë Mynihu ka qenë në festë ditën e diel. Afro 30 mijë tifozë kanë qenë në “Marienplatz”, ku u pritën kampionët të ngrinin titullin tradicionalisht nga ballkoni i bashkisë.

Pep shkrin talentin në kërcim, pasi Rumenige mori fjalën në mesnatë duke përshëndetur dhe duke bërë falënderimet e tij për këtë titull.

Në pistën e kërcimit kishte konkurrencë të fortë, nën tingujt e muzikës gjermane, latine dhe spanjolle, bavarezët të stiluar me veshjet tradicionale (këmishë dhe pantallona të shkurtra) shkrinë edhe talentin e tyre në kërcim.

Në sy ra dalja në pistë e Pep Guardiolës, i cili kishte ardhur në qejf nga pija dhe më pas kërceu sipas stilit të tij kërcimin tradicional bavarez “Schuhplattler”.

Kurse nga ana tjetër, bavarezët këndonin në kor dhe legjionarët e Amerikës së Jugut kërcyen “Samba” dhe “Hip-Hop”. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/