Një 20 – vjeçar i shpëtoi vdekjes falë telefonit të tij celular. Mund të duket e çuditshme, pork a ndodhur vërtet kështu.
Daniel Lockley po priste dru në bahçen e tij me sharrë me korrent kur humbi kontrollin e saj. Mjeti ra mbi këmbën e tij duke e prerë, por fatmirësisht maja e sharrës preku fillimisht iPhone -in që kishte në xhep.
“Mjekëve iu desh që të më bënin 12 qepje”, tha i riu për “The Sun”, ndërsa shtoi: “Këmba ishte mbuluar nga gjaku. Mjekët më thanë se isha njeri me fat, pasi për pak do më kishte prerë arterien në këmbë”.
Daniel tha se nëse nuk do të kishte qenë për telefonin, që mori goditjen e parë, me gjasë do të kishte vdekur
Ndërkohë, telefoni i të riut është ende në gjendje pune, megjithëse ka mbetur I dëmtuar nga incidenti me sharrën.





